E Diel, 1 Nëntor 2026

“Secila bashki, me bërthamë urbane”, Mazniku shpjegon paqartësitë: Si do funksionojë ndarja e re

TIRANË- Bashkëkryetari i Partisë Socialiste i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i ftuar në “Real Story” ka shpjeguar në detaje kriteret, që sipas tij janë përdorur si argumente për të bërë bashkimin e disa bashkive.

Ai theksoi se çdo bashki teorikisht është mirë që të ketë një bazë urbane.

“Duhet të ndërlidhemi që secila bashki teorikisht është kirë  kur është e mundshme të këtë një bazë urbane, sepse i jep mundësinë krijimit të ekonomisë”, tha ai.

Gjatë shpjegimit në studio, Mazniku mori disa shembuj, të cilët sipas tij tregojnë se elementi i bashkimit

“Elementi i bashkimit sjell një seri avantazhesh. I pari, sjell përqendrim të mundësive ekonomike, së dyti sjell përqendrim të kapaciteteve administrative.

Ne nuk mbajmë dot zyrë urbanistike të mirë në Elbasan, Përrenjas, Belsh dhe Cërrik.

Rrisim numrin e shërbimeve dhe rrisim mundësinë për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›