E Shtunë, 31 Tetor 2026

Segmenti Bajram Curri-Valbonë mbetet i papërfunduar vetëm për 12 km

PUKE-I nisur me shumë bujë, disa vite më parë, segmenti rrugor Bajram Curri - Valbonë mbetit përgjysem ndërkohë që nuk dihet se kur dhe pjesa e mbetur prej 12 km do t’i nënshtrohet asfaltimi. Ndonëse rruga e paasfaltuar është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve.

Banorët e zonës, por dhe turistët e shumtë kërkojnë asfaltimin e kësaj pjese të rrugës. Na bëni rrugën sepse të tjerat i ka falur natyra shprehen banoret e Lugines së Valbonës të cilët aq shumë ju paten gëzuar fillimit të punimeve për rrugën, e cila nuk dihet se kur mund të përfundojë.
Kreu i komunës, Margegaj Rexh Byberi shpreson se qeveria e ardhshme e vendit do të tregojë vëmendjen e duhur për Parkun Kombëtar të Valbones, i cili çdo ditë pret e përcjell qindra turistë. “Kemi dhjetra projekte të dorëzuara në dikasteret qendrore të vendit, shpresoj që qeveria e ardhshme do të tregoj vëmendjen e duhur si për përfundimin e rrugës së mbetur pa përfunduar, ashtu dhe për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore dhe për element të tjerë të infrastrukturës” shprehet kreu i komunes Margegaj, Rexh Byberi.

Lugina e Valbonës është një ndër destinacionet kryesore turistike të vendit e cila vizitohet çdo ditë nga qindra turist vendas dhe të huaj, të cilët përballen me alpet shqiptare dhe ujrat e kristalta të lumit Valbona, i njohur për resurset e pafundme që i ka dhuruar natyra.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Segmenti Bajram Curri-Valbonë mbetet i papërfunduar vetëm për 12 km

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›