E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: 2008-a, viti i pavaresise se Kosoves

Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, ne urimin e tij ndaj qytetareve kosovare me rastin e Vitit te Ri, ka deklaruar se 2008-a do te mbetet ne histori si viti i pavaresise se Kosoves.

“Kjo enderr e hershme e jona u realizua me 17 shkurt 2008, dite kjo qe do te mbetet perhere si nje shenje reference dhe e identitetit te shtetit te Kosoves”, ka pohuar Sejdiu.

Presidenti ka theksuar se Prishtina zyrtare eshte e vetedijshme se Serbia do te vazhdoje perpjekjet kunder pavaresise, por ka shtuar se nga ana e tij shteti i Kosoves do t’i ofroje bashkepunimin vendit fqinj.

“Serbia do te vazhdoje te provokoje dhe te punoje kunder nesh sa here qe t’i jepet mundesia, por autoritetet kosovare jane te vendosura qe retorikes se ashper te Beogradit t’i pergjigjen me oferten e sinqerte per nje fryme te re bashkepunimi”, ka shtuar Sejdiu.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›