Sejdiu, Krasniqi e Thaci, homazhe ne Prekaz

Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaci dhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, bene sot homazhe ne Kompleksin Memorial te Prekazit, si dhe vizituan familjen e komandantit Adem Jashari.
"Kujtojme komandantin dhe gjithe familjen Jashari, qe kane qene shembull i vecante i sakrifices dhe i rezistences se shqiptareve per liri dhe pavaresi", theksoi Sejdiu pas homazheve.
“Kjo eshte dite e kujtimit per te gjithe, dite qe na ben krenare dhe dite qe para botes liridashese mbetet nga shembujt me unikal te sakrifices dhe veteflijimit te nje populli”, tha presidenti.