E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Pavaresia brenda disa ditesh

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu thote per BBC-ne se shpallja e pavaresise eshte vetem ceshtje ditesh. Sejdiu tha se eshte pergatitur cdo gje per shpalljen e pavaresise ne koordinim me faktorin nderkombetar.
Z.President ka kohe qe po flitet per shpalljen e pavaresise te koordinuar te Kosoves, ka kohe qe po flitet per data te caktuara, ne fakt qytetaret e Kosoves cfare do t'i keshilloni, ku eshte procesi i pavaresimit te Kosoves sot?
Po mund te them qe ka kohe qe jemi ne koordinim dhe kjo eshte kohe e gjate. Them edhe per proceset e rendesishme qe kemi filluar por edhe rreth ceshtjes se perfundimit te procesit te statusit politik te Kosoves.
Dhe mund te them edhe njehere paralelisht se asnjehere nuk kam dhene asnje date te sakte, se mund te jete kjo dite apo ajo dite. Flas nga pjesa e pergjegjesive te mija te drejtperdrejta. Mbase mund te kete njerez qe kane dhene orientime ne kuptimin e prognozave ose shfaqjes te ndonje ideje se mund te jete ne kete moment apo si.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ne te vertete jemi ne permbyllje te procesit, jemi me mbeshtetjen e fuqishme sikur qe e kemi patur nga vendet kyce te botes, flas nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe te botes demokratike qe e kane mbeshtetur projektin Ahtisaari, si nje zgjidhje e mire optimale dhe e qendrueshme, per statusin politik te Kosoves. Pra pavaresine e mbikqyrur fillimisht dhe nje mirebesim per ecjen tone te sukseshme qe do ta kemi ne projektin tone, qe ta zhvillojme si shtet i pavarur dhe sovran, si shtet i te gjithe qytetareve.
Prandaj mund te them se jane edhe pak dite, s'mund ta saktesoj edhe sot nga ky moment, por mbase per pak kohe do te kemi edhe nje qendrim te prere e te qarte se kur parlamenti i Kosoves do te tubohet per te dhene edhe ai fjalen e vet ne kuptim te artikulimit apo edhe te ri-artikulimit te vullnetit politik te qytetareve te Kosoves.
Pra kjo do te thote se ju saktesisht e dini se kur mund te ndodhe nje hap i ardhshem per statusin e Kosoves?
Une mund te them po se nje kornize eshte e perafert, e saktesuar. Kane mbetur edhe disa prej konsultave apo edhe pergatitjeve te nevojshme qe duhet te behen dhe keto duhet t'i bejme.
Ka patur diteve te fundit shume fjale se mund te ndodhe, por ka patur shume kerkesa nga disa nga faktoret nderkombetare se pavaresia e Kosoves duhet te kryhet pikerisht nje dite pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, pasi te kryhet raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale.
Une nuk dua t'i lidh me zhvillimet ne Serbi veprimet tona. Gjithmone ka patur inistitime qe ato te interferojne ne nje forme apo forme tjeter, te jene pengese e zhvillimeve ne Kosove, sikurse ka edhe kerkesa te vazhdueshme, tash te them e sa kohe nga ana e Serbise dhe mbeshtetesve te saj qe proceset te zgjasin me bisedime derisa te gjendet nje kompromis i mundshem apo forme tjeter, qe ne i kemi kundershtuar nga nje arsye tjeter se cdo gje tjeter eshte irracionale ne procese te reja dhe eshte kundraproduktive dhe statusquoja si e tille eshte e paqendrueshme.
Kete e kemi thene edhe ne takimet qe kemi patur me treshen nderkombetare dhe ky qendrim eshte prezantuar edhe ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Prandaj mund te them se per ne eshte me rendesi qe te bejme hapat tone qe do te jene te shpejte, do te jene hapa racionale dhe te dinjitetshem.
Mund ta shpallni ne daten tre?
Une nuk lidhem me date, ju thashe edhe perpara. Do te jete para apo pas. Nuk mund te lidh momentin. E cmoj kete kureshtjen tuaj me pyetje kapsioze qe e thoni ne kete moment. Eshte me rendesi qe ne me te vertete ta bejme nje moment qe do te jete zgjidhja racionale e jona qe nxjerr vendimin e pjekur, vendimin e mbeshtetur.
Eshte folur shume qe plani Ahtisaari do te jete baza , ta them, per ecjen tutje te Kosoves. Ne fakt do te nderlidhet me statusin, pikerisht me fazen e deklarimit te statusit te Kosoves, apo do te jete faze e mevonshme zbatimi i planit Ahtisaari?
Ne e kemi dhene nje angazhim per projektin Ahtisaari ne parlamentin e Kosoves, ne 2007 ne pranvere. Dhe eshte dhene nje zotim pa ekuivoke, eshte dhene nje zotim se Kosova mbetet besnike ne implimentin e tij praktik duke pasur parasysh se eshte nje projekt ne te cilin eshte harxhuar energji e madhe edhe vendore edhe nderkombetare dhe ne nje projekt qe ka mbeshtetjen e vet te fuqishme dhe perkunder faktit qe kane qene angazhime te shtesme, treshja kombetare dhe respektin tone qe kemi kapercyer.
Ne kemi thene se do te vime prape ne ate pike. Qytetaret e Kosoves ne pergjithesi dhe insititucionet vete e kane mbeshtetur kete projekt prandaj ne do te shkojme ne zbatimin praktik sipas nje dinamike normale qe kerkon koha.
Ju do ta shpallni ne menyre te koordinuar pavaresine e Kosoves por Beogradi zyrtar edhe Rusia, Moska zyrtare kane qene kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves. Si i cilesoni marredhenjet me Beogradin dhe Serbine ne kete faze kur ju pritet ta shpallni pavaresine e Kosoves?
Une mund te them tre elemente te rendesishme qe duhet te jene dhe duhet te prezantohen si pjese e qendrimeve tona shume te qarta.
E para, eshte se ne nuk do te mbajme dhe nuk do te perdorim fjalor i cili nxit tension dhe fjalor qe megjithe permbajtjen e tij i takon se kaluares.
Ne jemi shume te interesuar qe ne te ardhmen te kemi raporte te mira me Serbine si shtet, natyrisht Kosova si shtet, si dy shtete sovrane. Dhe kjo besoj se do te jete formula me e mire ne kuader te bashkepunimit edhe rajonal, te sigurise rajonale por edhe te perspektives se pergjithshme te qytetareve.
E dyta, eshte kete qasje ne e kemi per hir te konceptit tone te pergjithshem pro evropian qe te behet nje levizje e rendesishme ne projektin e integrimeve ne Bashkimin Evropian dhe per ne si vend sovran qe do te njihemi nderkombetarisht, do te jete shume e favorshme qe te gjitha keto vendet e rajonit te jene ne kete koncept pra edhe vete Serbia te levize nga kjo qasje qe ka tani.
Dhe e treta, qe eshte shume e rendesishme, eshte nje qasje qe e kemi per komunitetet e pakices, ne kete rast komunitetin serb, qe do te duhej te sherbeje si nje ure apo faktor i rendesishem i mire nderlidhez per fqinjesine e mire qe duhet te kemi me Serbine. Ne asnjehere nuk e kemi mohuar te drejten e Serbise qe te interesohet per qytetaret serbe qe jane ketu ne Kosove ne kuader te asaj qe eshte pjese konvencionale qe eshte ne konventat nderkombetare dhe te drejtat e cdo shteti ame qe do te kete nje kujdes te vecante.
Ceshtja tjeter qe mund te lidhet me kontekstin e pyetjes suaj eshte se po te pyetej vullneti i Serbise dhe ne kete rast edhe i pajtimtareve te saj nuk do te behej edhe intervenimi nderkombetar per nderprerjen e krimeve te njerezimit dhe gjenocidit ne Kosove.
Prandaj une nuk besoj se bashkesia nderkombetare do te sterzgjatet ne dilema, te them, per te njohur pavaresine e Kosoves, por kjo do te ndodhe shpejt sepse eshte ceshtje qe hap perspektiven e zhvillimit tone si popull, si vend, por edhe si rajon, nje problem ende i pambyllur nderkombetar deri tani.
Jemi ne kete kahje, jemi ne kete bashkepunim te thelle, prandaj cdo qasje tjeter, per te trembur njohjen nderkombetare te Kosoves dhe marrjen e vendimit tone paraprakisht eshte pjese e atyre deshirave dhe iluzioneve per ta mbajtur Kosovesn peng dhe per ta mbajtur pezull me nje bindje te vazhdueshme se ne kete kontekst te infiltrimit te rrugeve apo te krijimit te tensioneve te caktuara ta destabilizoje jeten e saj.
Por zyrtaret ruse kane thene se, edhe sikur te njihet ne menyre te njeanshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes pavaresia e saj, Moska zyrtare nuk do ta pranoje asnjehere hyrjen e Kosoves ne Kombet e Bashkuara.
Une nuk dua te bej polemike me qasje qe vijne ne forma te tilla. E rendesishme per ne eshte qe te hyjme me nje hap qe ka mbeshtetje nderkombetare dhe mbeshtetja nderkombetare do te shtohet.
Do te jete gjithashtu nje hap qe, me racionalitetin e vet dhe me ecjen e metejshme dhe me deshmimin e Kosoves si vend i qendrueshem dhe vend i perspektives per te gjithe qytetaret e saj, do te kete sigurisht edhe ndikimin real ne qasjet hezituese qe mund te kete ndonje vend, pra ne kete rast edhe qasja qe ka shprehur diplomacia ruse deri ne kete periudhe.
Ju jeni te bindur se Kosova nuk do te kthehet me ne Keshill te Sigurimit te OKB-se.
Une jam i bindur se ceshtja e Kosoves do te zgjidhet drejt, do te zgjidhet mire dhe do te kete mbeshtetje nderkombetare te saj.
Por jo permes Keshillit te Sigurimit...
Natyrisht qe eshte nje rruge tjeter. Keshilli i Sigurimit eshte provuar se do te ishte rruga me e mire mbeshtetese e perbashket e te gjitheve, por eshte hedhe nje bllokade e cila ka bllokuar procesin.
Per ne eshte me rendesi qe edhe ky eshte proces nderkombetar dhe ky eshte proces i artikulimit te vullnetit te popullit te Kosoves ne parlament, ne sovranin e saj, dhe natyrisht, mbeshtetja, qeveria, eshte rezultat i vleresimi te ketij vullneti.
Kur folet per te drejten e Beogradit zyrtar qe te interesohet per qytetaret e Kosoves, sipas planit Ahtisaari mund te kete nje lidhje te drejteperdrejte te komunave serbe me Beogradin. I njihni kete te drejte Beogradit zyrtar dhe serbeve te Kosoves?
Ate qe e kemi pajtuar me projektin Ahtisaari ate te drejte e mbeshtesim edhe tash edhe ne vazhdimesi, sepse eshte nje projekt qe ka te beje me fatin e qytetareve te Kosoves.
Ka ceshtje qe sigurisht jane kompromise te medha, por ne e kemi bere kete per nje hir te perspektives dhe integrimit me te shpejte te te gjithe qytetareve, e ne kete rast te pjeses hezituese te pakices serbe edhe pse kemi sinjale te mira shume prej nje pjese te rendesishme te saj, qe jane integruar, jane ne institucionet e sistemit dhe do te bejne perfaqesimin e qytetareve serbe ne menyre shume normale.
Prandaj per ne eshte e rendesishme qe t'i inkurajome keta njerez qe te jene pjese e proceseve, te jetes se pergjithshme por edhe te jetes institucionale per te hapur perspektiva te reja te zhvillimit te pergjithshem te Kosoves.
Pra edhe ne kete kuader, qe ne mund ta quajme te bashkepunimit te ndersjelle qytetar apo te pajtimit qytetar.
A do t'i benit ftese Bashkimit Evropian qe te vendose misionin e tij ne Kosove permes deklarates per pavaresine e Kosoves?
Une besoj se ne jemi ne procese paralele qe do te zhvillohen. Natyrisht per ne eshte e mirepritur prezenca e ardhshme nderkombetare ne Kosove, qe eshte nje projekt qe gjendet edhe ne Ahtisaarin.
Po ashtu eshte edhe prezenca e trupave te NATO-s qe eshte garant i rendesishem i stabilitetit jo vetem ne Kosove por edhe rajonal, dhe eshte, ne e themi gjithmone, nje shtytje apo mbeshtetje e fuqishme dhe e vecante per shpejtimin e rruges sone per integrime euroatlantike. Prandaj kete kahje kemi dhe keshtu do te ecim, dhe keta do te jene te ftuar natyrisht.
Dhe kjo do te behet njekohesisht me shpalljen e pavaresise?
Po besoj se ne keto momente te deklarimit te pavaresise se Kosoves do te jete edhe deklarimi jone per prezencen.
Me lejoni te bej nje pyetje te fundit qe nderlidhet me te gjithe procesin e Kosoves neper keto vite te kaluara. Si do ta kishit percaktuar nje lloj interesimi te bashkesise nderkombetare nga vitet e kaluara deri me sot per Kosoven?
Une mund te them se jane arritur rezultate, eshte arritur nje distance e mire pozitive nga koha e instalimit te misionit te UNMIK-ut ne Kosove dhe eshte pergatitur nje taban i mire dhe i qendrueshem i funksionimit te institucioneve demokratike te Kosoves dhe te rigjallerimit te jetes ekonomike te qytetareve te saj per sa i perket cilesise.
Mund te them paralelisht se ka pasur procese qe mund te ishin kryer me shpejt. Mund te them paralelisht qe ne, sigurisht, nuk e kemi pritur qe ky proces te jete kaq i gjate, sepse investimet kane qene dhe gjithe bindja jone ka qene se kjo do te kalohet ne tre, eventualisht maksimalisht pese vjet - po behen gati nente vjet.
Por nje gje qe mund te thuhet eshte se gjate kesaj periudhe ne kemi arritur qe po ashtu te shkrijme shumecka ne pjesen e qasjeve tona per te ecur me standardet nderkombetare. Pra, ato qe jane primare me standardet evropiane qe do te na sherbejne pastaj per te shkurtuar kete rrugen tjeter te integrimeve me kete pjese te prezences civile qe do te jete ne Kosove.
Por si cdo mision mision nderkombetar qe ka homogjenitetin e strukturave qe ka pasur ne Kosove, sigurisht qe jane verejtur edhe ne qarqe me aktive apo qarqe pak me te ngathta ne veprimtari te caktuara.
Sido qe te jete, ka dhene nje efekt pozitiv ne te pergjithshmen dhe mendoj se Kosova eshte nje shembull i mire i investimit nderkombetar per te shpetuar, ne radhe te pare, popullin e saj nga zhberja, nga nje politike vrastare qe ka qene e planifikuar, qe te vritet i tere nje popull, apo qe te debohet i tere nje popull nga trualli i vet, nga vendi i njerezve qe jane te nje autoktonie te gjithmonshme, do te thoja, dhe e dyta, po ashtu, me kete eshte dhene nje pergjigje se nuk mund te vazhdohet me politika te tilla.
Prandaj kemi edhe kete qasje qe Kosova, institucionet e saj, qytetaret e Kosoves, i jane mirenjohes ketij angazhimi nderkombetar dhe natyrisht nje mundesi e madhe qe Kosova ka shprehur identitetin e saj permes edhe ketyre njerezve, pra cilet jemi, se nuk jemi ata qe na kane pershkruar ne qasjet edhe historiografike edhe te politikave te hershme te atyre qe kane projektuar zhberjen tone, por jemi dicka tjeter, jemi njerez, qe jemi pjese te nje trualli te vjeter te Evropes dhe kemi perfillur e perfillim rregullat e civilizimit dhe jemi pjese e ketij civilizimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›