E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Vendimi i Kushtetueses i ngutshem

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku ka shprehur befasine e tij ne lidhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese te cilit e ka quajtur te ngutshem. Pas arritjes ne Aeroportin e Prishtines ai tha se nuk e ka shkelur Kushtetuten dhe se gjithmone ka punuar ne interes te vendit.

Fshirja e normes qe ka kerkuar doreheqjen nga funksionet partiake Sejdiu tha se eshte bere ne bashkepunim te ngushte me faktorin nderkombetare dhe vendore ne Kosove. Kreu i shtetit ne deklaraten e tij te pare pas vendimit te Gjykates Kushtetuese la te kuptohet se norma ku flitet per doreheqje te jete fshire qellimisht per tia mundesuar atij qe te jete edhe kryetar i LDK-se. Sejdiu tha se pasi ta marre vendimin e Gjykates do ta beje publik edhe qendrimin e tij. Gjykata Kushtetuese e Kosoves nje dite me heret konstatoi se Presidenti Sejdiu ka bere shkelje serioze te Kushtetutes me ushtrimin ne te njejten kohe edhe te postit te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›