E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dorehiqet nga posti i presidentit te Kosoves

Fatmir Sejdiu ka dhene doreheqjen nga posti i presidendit te Kosoves pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se mbajtja e dy posteve nga ai eshte ne shkelje te Kushtetutes. Ne nje konference per shtyp presidenti Sejdiu theksoi se mbajtja e postit te kryetarit te LDK-se nuk perben shkelje te Kushtetutes dhe se ai do ta respektoj kete vendim.

Kam punuar dhe kam udhehequr procesin e pavaresise se Kosoves dhe kam punuar per implementimin e institucioneve te pavarura dhe konfirmoj edhe njehere gadishmerine time ne respekt te institucioneve te pavarura te Kosoves theksoi Sejdiu.

Me tej Sejdiu ka falenderuar institucionet e vendit per besimin qe i kane dhene ne keto vite qe ai ka qene ne krye te shtetit te Kosoves.

Gjate ketyre viteve kam punuar qe Kosova te ndertoje institucione te lira dhe zeri juaj te degjohet kudo ne bote shtoi me tej Sejdiu duke shtuar se ndihet krenar per pjesemarrjen e tij ne pavaresine e Kosoves.

Doreheqja e Sejdiut vjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se presidenti Sejdiu ka bere shkelje te rende te Kushtetutes sepse njekohesisht ka ushtruar edhe detyren e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›