Sejdiu:Kosova,vendi i shanseve të barabarta

Presidenti, Fatmir Sejdiu, duke folur në seancën soleme në këtë ditë të shënuar deklaroi se Kosova është vendi i shanseve të barabarta për të gjithë qytetarët. Pakicat duhet ti trajtojmë pa dallim dhe të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë", u shpreh Sejdiu. Në këtë ditë të shënuar, Sejdiu, vlerësoi njohjen e pavarësisë nga 54 vende, ndërsa premtoi se vendi do të punojë më shumë për të rritur besueshmërinë te partnerët ndërkombëtarë dhe për të krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me vendet evropiane në përgjithësi dhe rajonale në veçanti. Ne duam marrëdhënie të mira me fqinjët tanë të afërt. Serbia jo se nuk e pranon realitetin, por e lufton realitetin dhe synon të ndërhyjë në pjesë të caktuara të territorit tonë. Politika destabilizuese e Beogradit nuk ndihmon askënd u shpreh Sejdiu.