E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sejko: Inflacioni nën kontroll, vitin tjetër presim të vijojë rritja ekonomike

Kreu i Bankës qendrore, Gent Sejko, ka konfirmuar dy arsye që sipas tij kanë bërë që Shqipëria të kishte normën të ulët të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në një komunikim publik, Sejko tha se normalizimi i politikës monetare, duke forcuar monedhën vendase si dhe kursi i këmbimit ka bërë që inflacioni të mos ishte aq agresiv.

“Ka qenë një viti mbarë. Kemi arritur të mbajmë  inflacionin në kontroll. Kemi patur inflacionin më të ulët. Kjo vjen si rezultat i politikës monetare, por edhe sigurisht nga kursi i këmbimit. Por edhe nga mos rritja e çmimit të energjisë. Por dy kryesorët kanë qenë banka me politikën monetare dhe efekti i kursit. Kjo na ka bërë që ne të jemi më pak agresiv në politikën tonë monetare gjatë këtij viti”,  tha Sejko.

Por pavarësisht sfidave viti që vjen ka pritshmëri se do të jetë një vit i mirë për ekonominë, ndërsa inflacioni do të vihen në objekti 3 %.

“Ka shumë sfida në 2024. Gjeopolitika është e komplikuar. Bota është bërë e komplikuar. Uroj të kemi fat. Uroj që efektet nga zhvillimet gjeopolitike të reflektohen sa më pak. Ekonomia jonë ka treguar që është fleksibël nga goditjet. Pavarësisht sfidave, parashikimet tona profesionale nga departamenti i kërkimit në ekonomi janë që të do vazhdojmë të kemi rritje ekonomike dhe inflacioni do të jetë në objektiv në vitin që vjen”,  tha guvernatori.

Më herët banka sinjalizoi se në vitin që vjen do të ketë një rritje të mëtejshme të normës së interesit. Për shumë ekspertë kjo rritje mund të jetë e fundit nëse nuk do të ketë ndodhi të paparashikueshme. Aktualisht norma e interesit të lekut 3.25%.  /vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›