E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sejko takon ambasadorin e BE: Progresi ekonomik i Shqipërisë i shërben integrimit

Banka e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë bashkëpunimin për të përmbushur detyrimet e vendit tonë që të bëhet anëtar i BE-së.

Gjatë një takimi me guvernatorin Gent Sejko, ambasadori Silvio Gonzato vlerësoi progresin ekonomik të Shqipërisë dhe punën e bërë për të përballuar me sukses sfidat.

Sipas tij, vetëm përmes garantimit të stabilitetit financiar mund të rriten më tej investimet e huaja në Shqipëri.

Guvernatori Sejko nga ana tjetër falënderoi ambasadorin për asistencën teknike që Unioni ka dhënë për vendin tonë, për të adresuar sfidat që lindin gjatë rrugëtimit europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›