E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejko takon misionin e FMN-së, diskutohet rritja ekonomike dhe kursi i këmbimit valutor

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku shpjegoi se vendimi për të ulur ulur normën e interesit për lekun u mor për të kthyer inflacionin në objektiv, sa më shpejt.

Sejko shtoi se vëmendja mbetet e shtuar për të ndërhyrë sërish, në këtë periudhë kur konfliktet gjeopolitke vazhdojnë dhe ka rritje të barrierava tregtare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e FMN e vunë theksin që kursi i këmbimit të vijojë të mbahet i lirë.

Ata argumentuan se falë këtij regjimi, goditjet nga jashtë për ekonominë shqiptare dobësohen dhe po ashtu, ky kurs i lirë është në përputhje me standardet e BE-së.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›