E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i Shtetit John Kerry në Virxhinia

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se "nuk ka më asgjë të jashtme në lidhje me politikën e jashtme".

Zoti Kerry tha se vendimet e politikës së jashtme ndikojnë në jetën e përditshme të amerikanëve, nga prodhimet që blihen dhe shiten deri tek vendet e punës të krijuara nga bizneset amerikane. 

Duke mos zgjedhur një udhëtim jashtë vendit, zoti Kerry mbajti fjalimin e tij të parë të madh publik si Sekretar i Shtetit në Universitetin e Virxhinias, i cili u themelua nga ish presidenti i SHBA-së Thomas Jefferson. 

Zoti Kerry tha se politika e jashtme nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e trupave në një betejë tjetër, por me mundësinë e dërgimit të studentëve të diplomuar amerikanë në një "treg të zhvilluar pune". John Kerry zëvendësoi ish-Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, e cila dha dorëheqjen nga posti më 1 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›