E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja amerikane e Shtetit Rajs fillon një turne në Evropë

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs fillon sot një turne 4-ditësh në Evropë, pjesërisht me synimin për të arritur një marrëveshje me Republikën Çeke për të dislokuar një pjesë të sistemit të mbrojtjes nga raketat në tokën çeke.

Planet amerikane për të dislokuar një radar dhe 10 raketa interceptore në Poloni kanë hasur në kundërshtim të fortë nga Rusia, e cila e konsideron këtë dislokim si një kërcënim sigurie.

Në përgatitje për turneun, zonja Rajs do të takohet sot në Uashington me Ministrin e Jashtëm polak Radek Sikorski, në kuadër të përpjekjeve të të dyja qeverive për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për dislokimin e raketave.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur ta bindin Moskën se sistemi ka për qëllim t'i kundërvihet një kërcënimi të mundshëm nga Irani dhe nuk ka në shenjestër Rusinë.

Sekretarja Rajs do të vizitojë gjatë turneut të saj kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi si dhe kryeqytetin bullgar, Sofie. Bullgaria ka në plan t'i japë asaj nderimet më të larta të vendit për kontributin në lirimin e pesë infermjerëve bullgarë dhe një mjeku palestinez nga burgjet libiane vitin e kaluar. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›