E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sekretarja e Brendshme britanike: Të jesh homoseksual apo grua s’është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

Frika nga diskriminimi për të qenë homoseksual ose grua nuk duhet të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar për mbrojtjen ndërkombëtare të refugjatëve, ka deklaruar Sekretarja e Brendshme britanike, Suela Braverman (Suella Braverman).

Duke iu drejtuar një instituti kërkimor amerikan, ngriti pyetjen nëse zbatimi i Konventës së OKB-së për Refugjatët e vitit 1951 është “i përshtatshëm për epokën tonë moderne”.

Konventa për Refugjatët u hartua pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka në qendër të saj parimin se refugjatët nuk duhet të kthehen në vendet ku ata përballen me kërcënime për jetën ose lirinë e tyre.

Braverman do t’i drejtohet një auditori në Institutin Amerikan Enterprise, ku pritet të thotë: “Më lejoni të jem e qartë, ka zona të mëdha të botës ku është jashtëzakonisht e vështirë të jesh homoseksual ose të jesh grua. Aty ku individët po persekutohen, është e drejtë që ne të ofrojmë një vend të shenjtë. Por ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një sistem azili nëse në fakt mjafton të jesh homoseksual ose grua dhe të kesh frikë nga diskriminimi në vendin tënd të origjinës për t’u kualifikuar për mbrojtje.“

Konventa u jep të drejtën të paktën 780 milionë njerëzve në mbarë botën për t’u shpërngulur në një vend tjetër, sipas qendrës për Studime Politike, të themeluar nga Margaret Thaçer (Margaret Thatcher).

Kjo shifër bazohet në numrin e përgjithshëm të njerëzve që mund të kenë një “frikë të bazuar nga persekutimi për arsye race, feje, kombësie, anëtarësimi në një grup të caktuar shoqëror ose opinion politik” në mbarë botën./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›