Sekretet rrjedhin nga SIPRNET

Rrjeti ne fjale perdoret per te shkembyer informacione te klasifikuara bejne te ditur mediat amerikane.
SIPRNET Secret Internet Protocol Router Network i ngritur ne vitin 1990 u zgjerua pas atentateve te 11 shtatorit ne menyre qe agjencite e ndryshme te inteligjences te kishin akses me te lehte tek informacionet e klasifikuara.
Ai eshte projektuar per shkembimin e informacioneve mbi nivelin sekret te cilat mund te shkaktojne deme serioze ndaj sigurise kombetare.
Megjithte rrjeti ne fjale nuk rekomandohet per perhapjen e materialeve te nivelit top-secret. Vetem 6 e dokumentave jane klasifikuar si sekrete 40 si konfidenciale ndersa pjesa tjeter jane te paklasifikuara.
SIPRNET u identifikua si burim i mesazheve pasi ato mbanin logon SIPDIS qe do te thote Siprnet Distribution.
SIPRNET perdor te njejten teknologji si interneti por permban linja te kriptuara qe jane te ndara nga sistemet e tjera te komunikimit. Sistemi eshte i mbrojtur nga nje seri masash sigurie
1 te gjithe perdoruesit duhet te aprovohen dhe te regjistrohen
2 fjalekalimet jane komplekse dhe duhen nderruar cdo 150 dite
3 hyrja eshte e mundur vetem nga kompjutera te caktuar ne vende te sigurta
4 kumpjuterat nuk duhet te lihen ne pritje
5 sistemi nuk eshte i lidhur me internetin civil pa pasur nje aprovim
6 aparatet e ruajtura nga mediat behen te klasifikuara ne nivelin sekret nese lidhen me kompjuterat e SIPRNET
7 vezhgim dhe gjurmim per te gjithe perdoruesit perfshire identitetin e te gjithe personave qe kane akses ne SIPRNET.