E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i Celsit Leksioni i Zidanit per Ancelotin

Po mos mendoni se Zizu eshte blerja me e re e Bluve. Jo. Sekreti ka te beje me faktin se Anceloti i detyrohet francezit per faktin se prej tij ka fituar aftesine e pershtatjes se menyres se lojes sipas aftesive te lojtareve qe ka ne dispozicion.

Behet fjale per dhjete vjet me pare kur trajneri drejtonte Juventusin dhe kishte ne ekip Zidanin te cilin e ka percaktuar si me te bukurin ne aspektin futbollistik futbollist qe ka patur ndonjehere nen urdhrat e tij. Anceloti e kuptoi menjehere se menyra me e mire per te shfrytezuar cilesite e jashtezakonshme te mesfushorit ishte te ndryshonte sistemin e lojes per ti dhene me teper liri ne fushe.

Ne fillimet e mia si trajner kisha nje ide qe doja tia transmetoja skuadres - shpjegon Karleto per tabloidin britanik The Independent - dhe nuk shikoja karakteristikat e lojtareve por vetem modulin. Doja te luaja me skemen 4-4-2 dhe e bera kete per dy vjet deri kur erdha te Juventusi. Zidani nuk luante dot ne te majte por ne qender. Keshtu qe e ndryshova skemen. Nuk ekziston nje formule fituese mund te luhet me 4-4-2 apo me 4-3-1-2. Rendesi ka qe te kihen parasysh tiparet e futbollisteve dhe ti vendosesh ata ne fushen e lojes ne menyren e duhur.

2010-09-21 1404

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›