E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sektori energjetik, Balluku: Në fokus rritja e kapaciteteve e energjisë së rinovueshme deri në 2029

Ministrja e Infrastrukturës dhe energjetikës, njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka konsideruar sektorin energjetik një nga sektorët më dinamik të ekonomisë së vendit. 

Balluku tha se investitorët e huaj dhe vendas gjithnjë e më shumë po kërkojnë të investojnë në këtë sektor, ku sipas saj, kjo ndodh për shkak atë rritje së transparencës, shkurtimit të procedurave por edhe krijimit të bursës energjetike shqiptare.

Këto deklarata Balluku i bëri gjatë tryezës së zhvilluar për “Strategjinë e specializimit inteligjent në Shqipëri”, ku shtoi se investimet i kanë dhënë frymëmarrje këtij sektori nga 2019 e deri më sot.

“Një nga sektorët më dinamik të ekonomisë tonë është energjetika. Kemi investuar shumë dhe kemi vendosur një dialog të hapur nga janari 2019 deri më sot është çelësi i suksesit se çfarë duhet të bëjmë, rregullimi ligjor që i kemi dhënë sektorit dhe frymëmarrja që i kemi dhënë përmes procedurave të shkurtuar për investitorët e huaj dhe vendas dhe transparenca e padiskutueshëm, sot në këtë sektor unë jam krenare që nuk ekzistojnë më ato thashethemnaja dhe perceptime të gabuara që ekzistonin në 2019. Një nga hallet kryesore është pritja dhe përcjellja e investitorëve të huaj që janë meratë rëndësishëm të tregut ndërkombëtar, pikërisht për transparencë dhe procedurat që ne përdorim.

Këtë vit kemi krijuar bursën energjetike shqiptare që do kohën e vetë për likuiditete dhe të mbrojë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta. Me këtë i përgjigjemi kështu dëshirës që sektori privat ka në investimet energjetike. Sot jemi të qartë se kush ka guxim ka edhe instrumentet e ofruar nga shteti për të bërë më të mirën për biznesin e tij”, tha Balluku.

Balluku tha se fokusi i qeverisë në sektorin energjetik është edhe rritja e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme deri në 2029, ku prodhimi i tyre të shkojë deri në 4 terraWat.  

“Të gjitha parqet eloike e fotovoltaike kanë edhe bursën energjetike për të tregtuar. Për ne ka qenë një rrugë e gjatë krijimi bursës energjetike shqiptare. Do të rrisim kapacitet e energjisë së rinovueshme në vend ku deri nën 2029 të shkojmë në një prodhim 4 terraWat. Një tjetër çështje është gazifikimi i vendit. Në dy muajt e ardhëm do të shohim një projekt konkret që do të zhvillohet në Shqipërisë duke i dhënë një mundësi tjetër  shfrytëzimi TAP, të kthehet në një burim gjenerues të energjisë. Edhe Hec-et lundruese janë një tjetër projekt në Vlorë”, tha Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›