E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrimi i makinave te vjetra


Varrezat e makinave duhet të vendosen 1 kilometër larg akseve kombëtare. Akti normativ i qeverisë u miratua pas disa orësh diskutimesh në Kuvend. Sipas shpjegimeve të dhëna nga zëvendësministri i Mjedisit, ministri i Transporteve dhe ministri i Mbrojtjes, ky akt synon të minimizojë rreziqet e aksidenteve rrugore

Qeveria vlerëson se 18% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga ekzistenca varrezave buzë rrugëve ku shpejtësia e qarkullimit është e lartë. Po ashtu synohet të realizohet mbrojtja e mjedisit.

"Pse ndikon kjo në përmirësimin e mjedisit? Akti normativ presupozon të shoqërohet edhe me me procesin e licensimit dhe marrjes së lejes mjedisore", tha ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi.

C'ndodh nëse këto biznese nuk largohen 1 kilometër nga rrugët? Nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes do të bëjë transporimin dhe nëpërmjet biznesmenit të radhës të lidhur me familjen në pushtet do ta shesë për skrap në Elbasan

Shega Ligori
Deputete e Partise Socialiste Apo nëse nuk licensohen dhe nuk marrin leje mjedisore? Atyre do t'u sekuestrohen automjetet që ndodhen në varreza, transportimi dhe magazinimi i tyre do të bëhet nga ushtria, deri në përfundimin e një ankandi që do t'i shesë ato për skrap. Por këtu opozita sheh gjurmë korrupsioni.

"Pronarët e këtyre vendgrumbullimeve nuk do të kenë mundësi të bëjnë lëvizjen për nje muaj. Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit do t'ua marrë këto mjete që vlejnë miliona euro njerëzve që mbajnë familjet. Nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes do të bëjë transporimin dhe nëpërmjet biznesmenit të radhës të lidhur me familjen në pushtet do ta shesë për skrap në Elbasan", tha deputetja socialiste Shega Ligori.

Ndonëse u miratua të enjten nga Parlamenti, akti normativ ka hyrë në fuqi në momentin e miratimit nga Këshilli i ministrave.

Në 7 tetor, largimi i varrezave të makinave

Pas datës 7 tetor Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do të nisin punën për largimin e të gjitha subjekteve që merren me grumbullimin e makinave të vjetra që ndodhen pranë rrugëve nacionale.

Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino tha ne Komisionin e Mjedisit se ne Shqiperi ekzistojne 290 vendgrumbullime te tilla, ku pjesa me e madhe jane pa leje mjedisore.

"Të 290 vendodhjet janë problematike përsa i takon cilësisë së mjedisit, por edhe sigurisë rrugore. Eshtë menduar që duhet të largohen nga akset kryesore dhe akset e rrugëve kombëtare. Por largimi do të bëhet sigurisht nëpërmjet kërkesave dhe nëpërmjet zbatimit të kushteve. Duhet të merret një leje nga
autoritetet vendore dhe ato mjedisore, në rast të kundërt brenda afatit njëmujor që prej hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, varrezat duhet të largohen ndoshta edhe me ndërhyrjen e ministrive të tjera", tha Bino.

110 mijë makina për skrap

110 mijë është numri i makinave të cilat mendohet se janë cuar për skrap. Këto makina nuk janë crregjistruar dhe mendohet se janë pjesë kryesore e materialeve bazë me të cilat merren bizneset që grumbullojnë makina jashtë funksionit.

Projektligji  për makinat në fund të jetës, synon që të disiplinojë këtë treg duke hequr nga tregtimi  të gjitha pjesët e rrezikshme të makinave që përmbajnë substanca të rrezikshme, sic është plumbi, zhiva, kadniumi dhe kromi 6 valent

Operatorët që do të merren me këtë biznes, duhet që të kenë të gjitha certifikatat që tregojnë se ky automjet ka dalë nga qarkullimi dhe ku do të jetë destinacioni i tij final. Një formë për të shmangur edhe abuzimet e ndryshme që mund të jenë kryer me këto automjete.

Në këtë projektligji saktësohet se më 1 janar të vitit 2017  ripërdorimi dhe rikuperimi i automjeteve në fund të jetës do të rritet të paktën deri në 85 % të peshës mesatere për automjet cdo vit.
 

Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”

Me 7 tetor nis aksioni në mbarë vendin, i përqendruar në akset rrugore për zhvendosjen e pikave të grumbullimit të mjeteve të përdorura, të dala jashtë përdorimit dhe që përdoren për pjesë këmbimi, që ndryshe quhen “varrezë makinash”.

Të konsideruara nga Kryeministri si “kartolina turpi” në sy të turistëve, operacioni i fundit ka vënë në lëvizje katër ministri, atë të Financave, të Punëve Publike, të Mbrojtjes dhe Ministrinë e Mjedisit, e cila kryeson procesin.
 
Gazeta “Shqip” zbulon detajet e planit për zhvendosjen e “varrezave”, të cilat shtrihen kryesisht anash akseve nacionale, duke ndikuar negativisht në mjedis, sigurinë rrugore e deri në kriminalitet.
 
Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit tregojnë se aktivitetin privat të tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe shitjes për skrap të makinave të përdorura e ushtrojnë rreth 290 subjekte. Zhvendosja e këtyre pikave duhet të kryhet nga privati, por në rastet kur palët nuk bien dakord, qeveria ka menduar të përdorë mjetet e ushtrisë, të vetmet që kanë kapacitete për të transportuar tonelatat me hekurishte.

“Për kryerjen e transportit dhe të trajtimit të materialeve të konfiskuara është ngarkuar Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Forcave të Armatosura, të cilat janë të vetmet forca të afta për t’u organizuar dhe kanë mjetet për të kryer me sukses këtë mision”, shprehet Ministria e Mjedisit, në relacionin që shoqëron aktin normativ të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi më datë 7 shtator.

Zbatimi i këtij operacioni duhet të nisë këto ditë për t’u finalizuar brenda muajit të ardhshme. Sakaq, Ministria e Mjedisit ka vendosur në gatishmëri të gjithë inspektorët, ndërsa shton që janë marrë të gjitha masat. Ajo që shikohet me shqetësim ka të bëjë me afatin 30 ditë për zhvendosjen e hekurishteve. Për biznesin ky afat nuk mjafton, por megjithatë, ata konsiderojnë problem edhe pronën e tyre, tokën që kanë blerë, investimin e kryer etj.
 
Në analizën e kryer nga Ministria e Mjedisit janë renditur një sërë shkaqesh negative të shkaktuara nga tregu i makinave të vjetra, të dala jashtë përdorimit. Sipas specialistëve, vendgrumbullimet, në përgjithësi nuk janë të pajisura me leje mjedisore dhe ndodhen në vende të paautorizuara, kryesisht në toka bujqësore, toka urbane, si dhe në zona të banuara. “Vendndodhja e tyre ka shkaktuar shumë probleme në asketin mjedisor, teknik dhe të sigurisë rrugore”, sqaron Ministria e Mjedisit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Brace: Po privatizoni cdo pasuri kombëtare
Nis në kuvend interpelanca me kryeministrin Sali Berisha, e kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi
Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane. KE, përkeqësohet liria e medias
Strategjia e Zgjerimit i kushton vëmendje të posacme këtë vit përkeqësimit të lirisë së shprehjes në mediat e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Komisioni Europian i permbledh ne dy grupe problemet qe hasen ne kete fushe. Ruci: Seancë e posacme për paktin
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste propozon që parlamenti të zhvillojë një seancë të posacme ku të diskutohet dhe më pas miratohet pakti i propozuar nga kryetari socialist Edi Rama.
Pezull
Eni Vasili - Intervista e fundit televizive e Kryeministrit të vendit dukej se pati si qëllim kryesor t’u jepte përgjigje zërave se mazhoranca refuzoi të dialogonte me opozitën pas propozimeve të saj për një pakt kombëtar për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe sqarimin e qëndrimit të mazhorancës për pika të veçanta, por edhe për frymën e paketës.


Lajmet kryesore

Brace: Po privatizoni cdo pasuri kombëtare
Kryeministri në interpelancë; priten debate
Ruci: Seancë e posacme për paktin
KE, përkeqësohet liria e medias

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›