E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrimi i pasurive te paligjshme

Paraditen e së mërkurës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për administrimin e pasurive të konfiskuara. I pranishëm në këtë konferencë, ambasadori amerikan Alexander Arvizu, theksoi rëndësinë e sekuestrimit të pasurive në luftën kundër krimit të organizuar.

“Kur një qeveri është e aftë të sekuestrojë pasuri, atëherë shteti funksionon. Përgëzoj punën e agjencive të administrimit të pasurive”, theksoi Arvizu në fjalën e tij.

“Sekuestrimi i pasurive të paligjshme është shumë i rëndësishëm në luftën ndaj krimit”, shtoi ambasadori amerikan në vendin tonë.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh: “Qeveria shqiptare është e angazhuar në luftën ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi mes institucioneve është i rëndësishëm në zbatimin e ligjit. Memorandumi për sekuestrimin e pasurive është një detyrim i ri dhe falenderojmë SHBA-në për asistencën. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, do të përmirësohet angazhimi i institucioneve në zbatimin e ligjit.

Eduard Halimi, ministri i Drejtësisë, nënvizoi se “lufta ndaj krimit të organizuar nis nga pasuritë e paligjshme.

“Sekuestrimi i pasurive është dobësim i organizatave kriminale”, deklaroi Halimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›