E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestro 25.5 kg kanabis ne autobusin Tirane-Athine

KORCE-Policia e Korces sekuestroi dje pasdite 25.5 kg kanabis sativa pas riekspertizes se autobusit te linjes Tirane-Athine. Droga e ndare ne 24 pako ishte fshehur midis sediljes se shoferit dhe rrotave te para te autobusit. Sipas Policise sasia u gjet pas rikontrolli te autobusit ne te cilin ne muajin Korrik u sekuestruan 45 kg kanabis sativa.
Ne operacionin e koduar Udhetimi i fundit u arrestuan edhe dy shoferet e autobusit Bajram Dapi dhe Kristo Prifti. Autobusi gjendet ne fshatin Plase te Korces ku mbahen mjetet e sekuestruara nga policia.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›