E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri në Tiranë, të ardhurat nga trafiku i drogës

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon se është ...

18:58

Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri në Tiranë, të ardhurat nga trafiku i drogës

Lapsi.al22 June 2022

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 2 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer 2022”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht:

•Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Aksident me katër të plagosur në Qafë Muzinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, ku a...

Në kushtet kur rritja e çmimeve vijon, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet me qëllim që të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë. Qeveria d...

Dhoma e Avokatisë e Korçës vendosi sot të bojkotojë masat e sigurisë për dy ditë në datat 24 dhe 25 qershor 2022. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Hax...

Kursi i këmbimit të euros vazhdon të shënojë rekorde të reja në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë euro preku një minimum të ri historik, duke a...

Mes procedurave të dyshimta, një sipërfaqeje të majme prej 95 mijë metrash katrorë pyll dhe rërë në zonën e Zvërnecit i ka dalë pronari. Investigative Network A...

Avokatët e gjykatës së Kurbinit vijojnë protestat kundër hartës së re gjyqësore për të dytën javë radhazi. Gjatë këtyre dy ditëve ata e kanë përshkallëzuar q...

Një autokombanjë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi lajmëroi se duke nisur nga data 1 korrik, do të rriten me 30% pagat e ushtarakëve. Peleshi në një dalje për mediat, pas mb...

E shikoni çdo ditë, në 18 00, me look serioz, pas banakut të Syri TV, duke komentuar aktualitetin politik të ditës. Por ama Sonila Meço ka dhe një anë tjetër, a...

Ministrja e Kulturës Elva Margariti në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë u pyet ndër të tjerat për statusin e parkut të Butrintit, në veçanti për ...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›