Sekuestrohen 4.5 kg heroinë në portin e Vlorës
VLORE - 4.5 kg heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Vlorës, ndërsa tentohej të transportoheshin drejt shtetit italian.
Pas një kontrolli në automjetin tip Benz me targa të Fierit 9753 B është zbuluar sasia e drogës e llojit heroinë, e cila ishte e fshehur aty.
Kontrolli është kryer pak para hyrjes së mjetit në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi, ndërsa policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Ermal Myrtaj.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
(er.nu/news24/BlkanWeb)