E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë, një i arrestuar, shiste edhe medikamente të skaduara

Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar pasi magazinonte në shtëpinë e tij ilaçe të skaduara dhe të kontrabanduara.

Këto medikamente më pas i shiste në farmaci të ndryshme.

Në pranga ka rënë Bojken Bregovina, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mbi 1600 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe afro 2700 kuti pa faturë tatimore.

Bregovina akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, etj.

Ndërkohë po verifikohen dhe subjektet farmaceutike që bashkëpunonin me të arrestuarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›