E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet një ton mjaltë në Kapshticë pa dokumentacion shoqërues

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përmes Degës së Doganës në Kapshticë, ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë të destinuar për import dhe tregtim në vend.

Bllokimi nga ana e Doganës së Kapshticës është kryer pasi dyshohet se nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Përmes një njoftimi, Dega e Doganës Kapshticë ka bërë të ditur se kjo sasi mjalti kishte ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë.

Sasia është vendosur në magazinën doganore deri në përfundimin e analizave dhe procedurave ligjore përkatëse.

“Siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit dhe respektimi i standardeve në import mbeten prioritet i punës sonë të përditshme, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional” thuhet në njoftimin e DPD.

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›