E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui: Zgjedhjet test politik, të mbyllen sa më shpejt

Këtë deklaratë, kreu i misionit të BE-së në vendin tonë e bëri në orët e vona të së enjtes, gjatë një vizite në njësinë nr. 9 ku vijon ende numërimi i votave për kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Zgjedhjet e 8 majit janë një test politik për vendin, prandaj ato duhet të mbyllen sa më shpejt”, deklaroi Sekui, i cili ndoqi nga afër numërimin e disa kutive në njësinë 9.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ndërkohë që monitoronte nga afër procesin e numërimit në njësinë nr. 5.

Përveç ambasadorëve të mësipërm, numërimin e votave në dy njësitë e mbetura e ka ndjekur nga afër edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfarth.

/Start/

                                                                                             2011-05-13 00:51
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›