Sekui ne Fier Shqiperia te veproje si Evropa ne Drejtesi

Është përuruar sot në qytetin e Fierit objekti “Europa Piazza”, në prani të ambasadorit të BE-së në Tiranë Etore Sekui, ambasadorit të OSBE Eugen Volfarth dhe kryetarit të PS-së Edi Rama.
Në fjalën e tij pas këtij përurimi ambasadori Sekui kërkoi që Shqipëria të veprojë si Evropa për sa i përket drejtësisë në gjyqësor.
Volfarth: "Fieri", ta zgjidhin palët e politikës
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Vollfarth ka theksuar nga Fieri se OSBE është për shtetin e së drejtës, respektimin dhe zbatimin e drejtësisë.
Duke u ndalur në çështjen e qarkut të Fierit, e shumëdiskutuar dhe shndërruar në akuza mes palëve politike, ambasadori ka theksuar se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet mes palëve.
Në Fier ndodhej dhe ambasadori austriak i akredituar në vendin tonë, i cili u shpreh se përurimi i këtij objekti është simbol i dëshirës për në BE.