Selanik hapet shkolla shqipe

Në një prej ambienteve të Universitetit 'Aristotelis të Selanikut, nën kujdesin e shoqatës ''Nënë Tereza'', ka hapur përsëri dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë shkolla e gjuhës shqipe.
Të ndarë në pesë grupe për arsye të rritjes së numrit të nxënësve, mbi 110 fëmijë të emigrantëve shqiptarë janë njohur me programin e sivjetshëm të kësaj shkolle që jep mësime falas për ta, nën kujdesin e një stafi mësuesish shumë të përkushtuar edhe për faktin se Selaniku është qyteti ku ka filluar për herë të parë mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi në vitin 2001.
“Jemi shumë të gëzuar që sivjet hapim përsëri vitin e ri shkollor për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Është një përpjekje që bëhet qysh prej vitit 2004 nga shoqata e emigrantëve “Nënë Tereza”, thotë njëra nga mësueset e gjuhës shqipe në këtë shkollë.
Mësimi i gjuhës shqipe, gjuhës sonë amtare, sidomos në një vend të huaj, ka një rëndësi të vecantë sepse është në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar. Duke e mësuar atë fëmijët e emigrantëve shqiptarë ruajnë në vetvete kulturën, traditën vetë kombin shqiptar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Idrizi: Censusi është i garantuar
Megjithëse i ka konsideruar të papërshtatshme pyetjet në formularin e censusit për përkatësinë etnike dhe fetare, Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet beson se amendamentet e saj, të miratuara në parlament, janë garante të objektitvitetit të këtij procesi. Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë
Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja deklaron se procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur mirë dhe se shqiptarët po tregohen të gatshëm për mbarëvajtjen e këtij procesi. Kundër regjistrimit edhe në stadiume
Kundërshtimi i procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka zbritur edhe në shkallët e stadiumeve të Superligës.
Tajvani rifiton të drejtën për parkingun
Shoqeria Tajvan sh.p.k e ka rifituar sërish të drejtën për parkingun e saj, me vendim gjykate. Miqësia Shqipëri-SHBA
Me mijëra qytetarë të Tiranës janë bërë pjesë e festimeve të organizuara nga Ambasada Amerikane me rastin e 20 vjetorit të rihapjes së saj.
Lajmet kryesore
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht
Rama: Me Berishën takohem vetëm para shqiptarëve
Miqësia Shqipëri-SHBA
89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
“Koha për një debat publik”
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë