E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi: Tatiana, je e ftohtë

13/04/10 23:06

Jetmiri, Tatiana, Seldi dhe Kika qëndrojnë në kopësht. Ata kujtojnë momentet para se të futeshin në shtëpinë e BB dhe tregojnë se kanë patur shumë kuriozitet se si do të ishte të qëndroje në një ambjent të survejuar totalisht nga kamerat. Tatiana tregon se ajo nuk ka vënë gjumë në sy nga emocionet një natë para se të hynte në BB dhe mendonet se do të kishte vështurësi në komunikim me banorët nga gjuha. Jetmiri e pyet se si është gjendur kur është futur brenda në shtëpi dhe ajo tregon se ka patur mbështetjen e Edi, pasi ai e ndihmonte të kuptohej me banorët. Pasi Seldi e pyet nëse e ka marrë malli për Edin, aji përgjigjet se i mungojnë veprimet e tija, por për të personalisht nuk e ka marrë malli. Ajo shton se vetëm Edi dhe Jetmiri i kthenin përgjigje kur i pyeste dhe Seldi ndërhyn duke i kërkuar ti tregojnë një rast që ai nuk i ka kthyer pëgjigje dhe ajo thotë se nuk e mban mend rastin, por e di që ka ndodhur. Jetmiri shprehet se Tatiana ka luajtur aty brenda dhe Kika shton se ajo është kuptuar shumë mirë nga të tjerët dhe anasjelltas. Seldi shprehet se është çuditur nga përgjigjja e saj që nuk i mungon Edi dhe ajo thotë se ajo po suporton dhe mungesën e njerëzve të saj kështuqë për të tjerët është më e lehtë. Seldi e cilëson se ajo është e ftohtë në sjellje, por Kika nuk e mbështet këtë mendim pasi shton se Tatiana nuk është hipokrite. Tatiana shprehet se Kika i sheh ndryshe situata nga Seldi, pasi kanë mosha të ndryshme dhe Seldi përgjigjet se ajo nuk duhet të bëjë diferencime të tilla. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›