E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Domenika sqarohen për Mirin

13/04/10 03:22

Seldi përllogarit me Domenikën se cilët mund ta kenë nominuar. Ai përmend Erionin, por e hedh posht si alternativë më vonë, duke lënë vetem Mirin, Manalin dhe Tatianën, këto të dyja të influencuara nga Miri, pasi rrinë shumë me të, atëherë Domi mendon se me anë të këtij arsyetimi mund të jetë kështu. Seldi fillon të bisedojë për raportin e krijuar mes saj dhe Mirit. Ai dyshon se Jetmiri e bën kastile këtë afrim, vetëm për lojë, por Domenika mendon se ata thjesht po kalojnë një pjesë të kohës me njeri-tjetrin, ashtu si me të gjithë të tjerët. Seldi insiston se koha që ata kalojnë bashkë, është më e gjatë se ajo që kalon ajo me të tjerët, madje sjell edhe shembuj ku ai ka konstatuar se Miri e bën kastile. Domenika e kundërshton duke thënë se ajo shkon të bisedojë me Mirin vetëm atëherë kur edhe asaj i intereson, por sipas Seldit, Miri ka krijuar shumë konfidenca ndaj saj. Domi e pyet se si e mendon ai këtë afrim të Mirit ndaj saj. Seldi përgjigjet se Miri e bën ose se i pëlqen ajo, ose e bën prej tij, për ta bërë xheloz e për tu kapur me të. Domi mendon se arsyeja e parë nuk qëndron, ndërsa për të dytën, mendon se nëse Seldi e mendon se mund të qëndrojë, atëherë nuk duhet tia bëjë qejfin Mirit duke u mërzitur apo reaguar. Seldi ia kthen se po mundohet të veprojë ashtu, por nuk mund të shikojë njeriun që do të kënaqet me atë njeri. Domi sërish e kundërshton pasi kjo fjalë i duket e tepërt, ndërsa Seldi vazhdon bisedën duke thënë se sa herë që ajo rri me Mirin dhe bëjnë ndonjë gjë, Miri e shikon Seldin në sy, një shikim që lë vend për të menduar. Edhe Domenika mendon se Miri e bën kastile për lojë dhe tregon edhe ajo disa sjellje apo fjalë të tija që i janë dukur pa lidhje. Ajo e këshillon Seldin që të mos e mendojë fare që Miri e pëlqen atë sepse për sa kohë mendon këtë gjë, atëherë ka për të bërë sjellje të tilla si xhelozi apo ngacmime me Mirin. Seldi ia kthen se edhe ajo po vepron gabim duke ndenjur aq afër me Mirin si përshembull tek pianoja. Ajo shprehet se bën atë që ndjen dhe i pëlqen e në këtë rast, po argëtohej me të tjerët. Sipas saj, edhe Seldi duhet të bashkohej me ta e jo të rrinte vec sepse kështu e bën Mirin të fitojë ndaj tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›