Selena-Bieber rikthehen bashkë?
Rikthimi i bujshëm i Selena Gomez me Justin Bieber mund të ndodhë me të vërtetë,të paktën nëse një llogari në rrjetin shoqëror “Instagram” mund të merret për bazë.
19-vjeçarja publikoi në profilin e saj një imazh me ish-të dashurin këngëtar, me mbishkrimin zemërthyese.
Nuk është ende i qartë kuptimi i këtyre fjalëve, por nëse ka diçka të vërtetë, ky lajm do të hidhte poshtë spekulimet se Bieber tashmë është i lidhur me 22-vjeçaren Jordan Ozuna, një lidhje e shumëpërfolur në javët e fundit. P.K