E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selena dhe Justin kërkojnë ndihmë

Lidhja e Justin Bieber dhe Selena Gomez ka disa muaj që po pëson kriza të njëpasnjëshme dhe çifti vazhdimisht janë në proces të ndarjes-bashkimit.

Bëhet e ditur se ata të dy nuk po munden t'i zgjidhin problemet vetë e për këtëarsye, çifti kanë kërkuar ndihmën e një eksperti për këshillim çiftesh.

Fortuna e lidhjës së tyre filloi në momentin kur doli në shesh se Justin, kishte flirtuar me modelen e, “Victoria’s Secret” bukuroshen, Barbara Palvin.

Ndërkaq, tani arsyeja e problemeve të tyre mësohet të jetë agjenda e ngjeshur e Justin, ndaj së cilës Selena nuk po ka aspak konsideratë. Në këtë pikë, ata kanë menduar se konsulta me një terapist për probleme të çifteve, do të ishte mundësia e tyre e fundit që ta shpëtonin lidhjen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›