E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi-Lesit: Më shumë kushte gjatë sezonit turistik

Ambasadori i i Kosovës në Shqipëri i bën thirrje qeverisë  që pushuesve ti ofrohen më tepër kushte gjatë sezonit turistik.

Në një konferencë kreu i diplomacisë kosovare Sylejman Selimi kërkoi më tepër pastërti dhe më shumë ekipe mjekësore në dispozicion të turistëve kosovarë.

Zv.ministri i turizmit Nikoll Lesi premtoi se do të merren masa që të plotësohen të gjtiha kushtet pavarësisht se tashmë është ndezur fushata elektorale.

Më herët, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, në funksion të organizimit të shërbimeve të përbashkëta të policisë rrugore në kuadër të sezonit turistik 2013.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Policor të Kosovës,  Shpend Maxhuni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›