Seman, pulat e ngordhura
Qindra pula dergjen te ngordhura prej disa ditesh ne afersi te grykederdhjes se lumit Seman. Banore e peshkatare te zones pohojne se nje kamion i mbuluar i ka shkarkuar disa dite me pare. Ata dyshojne per ndonje epidemi ne nje nga pularite e zones, qe mbahet e fshehur nga pronaret. Nderkohe Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit ne Qarkun e Fierit ben te ditur se nuk ka dijeni as per pulat e ngordhura te gjetura ne Seman dhe as per ndonje epidemi shpendesh ne Qarkun e Fierit. Xh. Beharaj