Sëmundja e ruminantëve të vegjël – Në qarkun Fier, situata është e qetë, nën monitorim

Drejtoria e Bujqësisë në Fier ka nisur kontrollet për të mos lejuar lëvizjen e dhenve dhe dhive të gjalla, në zbatim të vendimit të Ministrisë pas evidentimit të disa vatrave në vend me sëmundjen e murtajës së ruminatëve të vegjël.
Në qarkun e Fierit numëron 150 mijë krerë të imëta, pjesa më e madhe e të cilave në këtë periudhë të vitit shtegtojnë drejt zonave veriore për të kaluar muajt e verës në temperatura më të përshtatshme, por tashmë kjo lëvizje do të jetë e ndaluar deri ne një urdhër te dytë.
“Shërbimet veterinare do të kryejnë kontrolle bashkë me policinë në mënyrë që të ndalojmë çdo lloj lëvizje në shkelje të urdhrit që ka nxjerrë bashkia”, u shpreh Diamant Hoxha, specialist në drejtorin veterinare të bujqësisë.
Aktualisht lejohet vetëm lëvizja e kafshëve për në thertore por vetëm nën mbikëqyrjen e rreptë të shërbimit veterinar. Deri më tani në Fier për murtajën e ruminantëve te vegjël janë kontrolluar mbi 300 ferma prej të cilave u morën mostra analizash për pesë ferma.
/rtsh.al/