E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e veshkave, QSUT asnje aparature

Sonila Isaku

Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” prej disa vjetesh nuk ofron sherbimin e ekografise, ndersa aparatura, e cila thyen guret ne veshka, ne maj mbush plot tre vjet qe ka dale jashte funksionit dhe nuk eshte zevendesuar me nje te re. Mjeket dhe ish-drejtues te kesaj qendre vene alarmim per mosfunksionimin e aparaturave, te cilat jane ofruar qe ne vitet 1983. Kurse sot, keto aparatura kane dale jashte funksionit dhe pacientet nuk mund te marrin sherbimin qe kerkojne, ndersa vete mjeket hasen me veshtiresite per te percaktuar diagnozen.

Endoskopia

Mungesa e endoskopise ne QSUT ka sjelle nje sorollatje te pacienteve te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”. “Endoskopia ka filluar ne Shqiperi te ofrohet per pacientet qe ne vitin 1983, ndersa sot nuk funksionon. Po keshtu edhe aparati i therrmimit te gureve, qe ne maj behen tre vjet ka dale jashte funksionit. Keto jane dy nga pajisjet me vitale, me te perdorshme ne sherbimin e te semureve”, deklaroi dje ish-ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani. Mungesa e ketyre aparaturave ben qe mjeket e ketij spitali te perballen me veshtiresine per te percaktuar diagnozat e pacienteve. “Keto dy aparatura, te cilat nuk funksionojne ne spitalin me te madh te vendit jane edhe me te perdorshmet. Pa to nuk mund te percaktohet diagnoza e pacienteve, nderkohe qe pa lipotritin, shume te semure jane futur ne salle per heqjen e gureve ne veshka”, eshte shprehur shefi i sherbimit te Urologjise, Mustafa Xhani. Sipas tij, blerja e aparatures se lipotritit eshte parashikuar ne buxhetin e vitit te kaluar, por kjo nuk u realizua as vjet edhe as ne tremujorin e pare te ketij viti. Xhani thekson se keto jane dy fakte konkrete, ku tregohet se sistemi shendetesor ka pushuar se funksionuari dhe ku reformat qe jane ndermarre deri me tani nuk kane qene aspak efikase.

Lipotriti

Aparatura e lipotritit, prej tre vjetesh ka dale jashte perdorimit per shkak te disa defekteve. Edhe pse disa here jane zhvilluar tendere nga Ministria e Shendetesise, ende nuk eshte nderhyre ne rregullimin apo zevendesimin e saj. Situata eshte shqetesuese, pasi per aq kohe sa dhoma e skanerit te jete e mbyllur, e gjithe barra do te bjere ne kurriz te pacienteve qe, nga pamundesia per t’iu nenshtruar nderhyrjeve ne privat, zgjedhin rrugen me te shkurter dhe me te dhimbshme, qe eshte nderhyrja kirurgjikale. Ndersa per te kryer nje therrmim te gureve ne klinikat private kushton gati 560 mije leke. Nderkohe qe po te funksiononte aparatura e lipotritit ne qendren spitalore, ajo do te kushtonte vetem 180 mije leke per personat e pasiguruar, ndersa te siguruarit do te paguanin vetem 20 per qind te cmimit total, qe perben rreth 36 mije leke te vjetra.

Mustafa Xhani : “Reformat kerkojne shtim te buxhetit”

Per ish-ministrin e Shendetesise, Mustafa Xhani, realizimi i reformave thelbesore ne shendetesi eshte pothuajse i pamundur. Kjo per vete faktin se investimet qe po kryhen ne kete fushe dhe buxheti i percaktuar per kete sektor jane te paperfillshme. “Problemi eshte qe te kete nje vullnet politik ne drejtim te sektorit shendetesor. Pra, me nje GDP prej 2,9 per qind nuk mund qe te ndryshoje ne menyre rrenjesore shendetesia. Ky fond i vogel nuk mund te beje qe reformat te jene te suksesshme. Pra, qeveria dhe parlamenti duhet detyrimisht te rrisin buxhetin. Kete duhet ta zgjidhe vete Ministria e Financave, e cila te rrise ndjeshem buxhetin per shendetesine”, eshte shprehur ish-ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani. Sipas tij, duhet nje politike e mirefillte shteterore, por deri me tani nuk shihen hapa konkrete. Kete ai e ilustron mjaft mire me faktin qe ne QSUT mungojne endoskopia dhe thyerja e gureve ne veshka. Duke u njohur mire me te dyja anet e medaljes, ish-ministri dhe ish-drejtori i QSUT-se, le te kuptohet se duhet nje periudhe e gjate kohore per te ndryshuar situaten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›