Semundjet qe trajtohen duke u ushqyer me peshk
Roli dhe efektet e tij ne organizmin tone. Mitologjia qe flet per mallkimin qe i beri peshku njerezimit
Jonida Tashi
I pasur ne perberes ushqimore thelbesore, peshku eshte mjaft i dobishem per shendetin e njeriut dhe ai duhet perdorur sa me shpesh. Peshku ka qene shume i pranishem ne jeten e njeriut gjate gjithe historise se shoqerise njerezore jo vetem si ushqim, por dhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive te vjetra qe nga koha e paganizmit dhe me pas qyteterimeve te tjera si antikiteti greko-romak etj. Ja pse kemi degjuar te flitet per Konstelacionin e Peshqve te kohes se qyteterimit babilonas, per njeriun amfib apo per Aferditen, Erosin, madje dhe perbindeshit Typhon, qe ishin gjysme peshq e gjysme njerez dhe hyjni. Te tilla ishin dhe sirenat qe iu shfaqen Odisese gjate kthimit te tij nga Itaka. Por peshku ka qene njekohesisht dhe burim i jetes dhe i ekzistences se njeriut, madje si nje nga ushqimet me te pastra dhe te ushqyeshme te tij. Por ajo qe vazhdon te mbahet mend mire jo vetem nga peshkataret, eshte mitologjia mbi mallkimin e peshkut. Sipas historise, qe tregon se njeriu qe doli nga uji, pasi u ushqye fillimisht me barera te ndryshme, iu kthye dhe hengri dhe peshkun. Qe nga i moment peshku e mallkoi njeriun, duke i thene: