E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Senati Amerikan ka konfirmuar Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Wendt u konfirmua si ambasador në vendin tonë me 50 vota pro e 44 kundër në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Wendt pritet të marrë këtë detyrë pas largimit të ish-ambasadores Yuri Kim në qershor të vitit 2023. Kandidatura e tij u propozua nga presidenti Donald Trump dhe më herët mori mbështetjen e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit.

Gjatë dëshmisë para komisionit, Wendt u shpreh se prioriteti i tij do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai theksoi se do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si edhe në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Wendt vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe shprehu mbështetje për zgjerimin e investimeve amerikane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›