E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati miraton fillimin e debatit për emigracionin

Senati amerikan ka votuar që të fillojë debatin për një projektligj të emigracionit, i cili, nëse miratohet, do tiu mundësojë më shumë se 11 milionë emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, të fitojnë shtetësinë amerikane.

Legjislacioni përcakton një proces 13-vjeçar për shtetësi për emigrantët, të cilët kanë hyrë në SHBA ilegalisht deri në fund të vitit 2011.

Votimi i së martës është zhvilluar me 82 vota për dhe 15 kundër.

Analistët paralajmërojnë se debati mund të zgjasë gjatë gjithë këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›