E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Më shumë vullnet dhe kompromis për përmbushjen e reformave

Më shumë vullnet, bashkëpunim dhe kompromis mes të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë sfidë kombëtare. Kjo ka qenë thirrja e ambasadorit të BE, Ettore Sequi teksa ka bërë një prezantim të progres-raportit për Shqipërinë, që u kurorëzuar me një rekomandim për marrjen e statusit kandidat.
 

Duke theksuar se raporti është një bilac i zhvillimeve dhe ndalesave gjatë 11 muajve në vendin tonë, Sequi vlerësoi se ka pasur progres të madh në 12 prioritetet, ndërsa vlerësoi se kërkohet më tepër angazhim për të përmbyllur reformën në gjyqësor, atë parlamentare dhe ligjin për shërbimin civil.
 

Ambasadori i BE-së theksoi nevojën për një angazhim më të madhe edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që do të pasohet me një tjetër raport të KE lidhur me ecurinë në këtë drejtim.
 

Ndërkaq Sequi deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve 2013 brenda standardeve europiane do të jetë një faKtor dhe element kyç për hapjen e negociatave për integrimin e vendit tonë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›