Sequi: Për të marrë vendimet KQZ duhet të ketë mbi 4 anëtar
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar sot një takim me kreun e PS-së Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, ambasadori pranoi se gjatë takimit me kryesocialistin Rama është biseduar edhe për situatën në KQZ duke shprehur edhe qëndrimin se kërkohet një KQZ e plotë.
Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it Conny McCormack dhe pozicioni ynë është i njohur që Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve të marrë vendimet duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendët ambasadorin Arvizu do të takohem edhe me të dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të ndajnë së bashku opinionin për procesin zgjedhor u shpeh Sequi.
Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë Sequi theksoi më tej se takimi me Ramën është në vazhdën e takimeve që ai po zhvillon edhe me autoritet e larta shqiptare.
“Po unë kisha një takim me Ramën ashtu siç po bëj disa takime me autoritet e larta shqiptare si ambasador i Bashkimit Europian. Arsyeja është për të shkëmbyer dhe për të treguar pikëpamjen tonë për procesin zgjedhor shtoi Sequi.
vijon..