E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Vezhgues te BE per procesin zgjedhor

Ambasadori i Bashkimit Europiane në Tiranë Ettore Sequi zhvilloi paraditen e të premtes një takim me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Conny McCormack.

Në një prononcim për mediat, Sequi theksoi se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të mira dhe në përputhje me standardet europiane.Sequi ripërsëriti angazhimin e BE-së për të zhvilluar një proces sa më të mirë zgjedhor në Shqipëri. "BE po e mbështet këtë proces zgjedhor në Shqipëri. Ne kemi mobilizuar fonde për të mbështetur 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë. Ky është një hap konkret i financuar me anë të taksapaguesve shqiptarë", tha Sequi. Ambasadori theksoi se BE është e interesuar për Shqipërinë, për shqiptarët dhe natyrisht edhe për procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se vendi meriton një proces zgjedhor të mirë. Zgjedhjet 2013
Vizat me SHBA, Berisha s’tërhiqet
PS e Vlorës: Malaj tërhiqu!
Rama: Korça t’i japë një mësim Berishës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›