E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Vullnet politik per te arritur integrimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka inkurajuar klasën politike që të vazhdojë reformat për plotësimin e 12 rekomandimeve të cilat do t'i hapin rrugën shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga mediat mbi akuzat e ditëve të fundit midis mazhorancës dhe opozitës në lidhje me rrezikun e mundshëm të humbjes për here te trete te shansit të shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat ne BE, ambasadori Sequi ka deklaruar se deri në tetor politika duhet të tregojë vullnet për të realizuar kërkesat e Brukselit.

Sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, një hap pozitiv i arritur deri tani në plotësimin e rekomandimeve të BE-së është miratimi i Kodit Penal.

Ai ka bërë apel që ky hap të shoqërohet dhe me të tjera reforma të cilat do të ndihmojnë vendin të integrohet sa më parë pranë familjes evropiane.
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›