E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbë të paskrupullt, shpërndajnë lista absurde për 157 shqiptarë të kërkuar

Prishtinë, 22 Korrik NOA Në mënyrë të paskrupullt, autoritetet e Beogradit kanë arritur të shpërndajnë në të gjithë botën një listë absurde me 157 emra shqiptarësh të cilët i cilëosn si të kërkuar dhe orienton Interpolin të kryejë në çdo kohë arrestimin e tyre.

Lista të cilën e gjeni në fund të këitj shkrimi, përmban emra që nga kryeministri i Republikës së Kosovës e deri tek ata të cilët kanë dhjetë vjet që nuk jetojnë(!)

Pra, për më tepër, lista me emrat e 157 shtetasve të Kosovës, që vazhdon ti kërkojë Policia e Serbisë me akuza për krime lufte, ka vite që nuk është përtërirë.
Ndër emrat e personave në listë të dërguar Interpolit ka prej tyre që kanë vdekur vite më parë, por ka nga ata që ende konsiderohen të zhdukur, - citohet nga Express një zyrtar i policisë në Kosovë.
Po ashtu, lista përmban edhe emra të personave të cilët janë në funksione shumë të larta shtetërore, si dhe të tjerë që kanë kaluar përmes drejtësisë së Tribunalit të Hagës apo drejtësisë vendore.
Arrestimi i të vdekurve!
Në këtë listë të gjatë me emra që kërkohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është një numër i konsiderueshëm personash të cilët kanë vdekur.
Kjo tregon se Policia e Serbisë nuk ka kërkuar asnjëherë të dhëna nga autoritetet e UNMIK. ut, të cilët kanë qenë përgjegjëse për bashkëpunim me ta, që këta emra të fshihen. 
Kështu i 58 në këtë listë është emri i Naim Kadriut nga Podujeva, i cili ka vdekur vite më parë në një aksident komunikacioni. Ai ka qenë i burgosur nga drejtësia e UNMIK. ut së bashku me disa ish pjesëtarë të UCK. së, të njohur si Grupi i Llapit. 
Personi tjetër i cili ndodhet si i 106 në listë, është Ekrem Rexha. Ky person nga Prizreni ka qenë i njohur gjatë luftës si komandant "Drini", por i cili është vrarë menjëherë pas luftës në qendër të këtij qyteti nga persona të panjohur që kurrë nuk janë arrestuar.
Një person tjetër që kërkohet në këtë listë, por i cili ka vite që nuk jeton më, është edhe Tahir Zemaj. Ky person nga komuna e Pejës është vrarë vite më parë në një pritë të organizuar së bashku me djalin tij dhe një kushëri.
Arrestimi i të arrestuarve!
Në të njëjtën kohë, në këtë listë ka edhe emra të personave të cilët kanë kaluar nëpër duart e drejtësisë ndërkombëtare.
Në këtë rast ka persona që kanë kaluar edhe nëpër peshoren e Tribunalit të Hagës dhe asaj të UNMIK. ut në Kosovë.
Pavarësisht kësaj, emrat e tyre ende figurojnë si shumë të kërkuar nga Interpoli, me kërkesë të MPB së Serbisë. 
Fatmir Limaj është personi i 79 që kërkohet nga Interpoli. I njohur si Çeliku, ministri aktual i Transportit dhe Postë. telekomunikacionit, ka kaluar përmes filtrit të drejtësisë së Hagës, duke dalë i pafajshëm.
Në të njëjtën mënyrë, edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet në listën e Interpolit si i 133, edhe pse është liruar nga Tribunali i Hagës si i pafajshëm.
Përveç tyre ka edhe emra të personave të cilët kanë mbajtur vite të tëra burg të shqiptuara nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, por që vazhdojnë të mbeten në këtë listë.
Njëri prej tyre është Daut Haradinaj, i cili në këtë listë është i 132 me radhë, ndërkohë që ka edhe shumë persona të tjerë ndaj të cilëve ende është duke vazhduar procesi gjyqësor.
Në këtë rast është Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Remi, i cili në këtë listë kërkohet si i 94 me radhë.
Arrestimi i politikanëve 
Në këtë listë ka emra të personave që vazhdimisht lëvizin brenda apo jashtë vendit, por që nuk janë arrestuar asnjëherë.
Sipas këtyre emrave të publikuar nga mediet në Maqedoni, thuhet se Interpoli, duke u bazuar kërkesën e Policisë së Serbisë, ka në listë për të arrestuar Hashim Thaçin, të njohur me pseudonimin Gjarpri. 
Ndër personalitet e larta shtetërore të vendit që kërkohen janë edhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Këtu figuron edhe Naim Maloku, për të cilin në mënyrë të veçantë sqarohet se "ka marrë pjesë aktive në largimin e serbëve nga Kosova". 
I vetmi nga politikanët e njohur të Kosovës që deri më tash ka pasur probleme me Interpolin për shkak të fletë. arrestit serb është ish kryeministri Agim Ceku. 
MPB e Serbisë përmes Interpolit kërkon arrestimin edhe të Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar Adem Jashari si dhe Bashkim Jasharit, djalit të heroit Hamzë Jashari. 
Në këtë listë ka edhe shumë emra të cilët sot janë kryetarë komunash apo biznesmenë të njohur siç është rasti me Ekrem Llukën, pronarin e kompanisë Dukagjini. 
Policia dhe Interpoli
Policia e Kosovës ende nuk është pjesë e Interpolit, ngase nuk është bërë i mundur shfuqizimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB. së. 
Kosovën në aspektin e policisë e ka përfaqësuar Policia e UNMIK. ut, ndërkohë që tash me ardhjen e misionit të EULEX. it kjo është përgjegjësi e kësaj policie.
Institucionet e Kosovës, siç është rasti i Ministrisë së Drejtësisë, kanë bërë të mundur në disa raste që persona të arrestuar jashtë vendit në bazë të flet. arrestit serb, të ekstradohen në Kosovë.
Njëri prej këtyre rasteve është ai i Naser Shatrit i lindur në Istog. Shatri ishte arrestuar në Austri, por me intervenim të institucioneve, ekstradimi i tij nuk është bërë drejt Beogradit, po drejt Prishtinës. 
Lista e ish-ushtarëve të UÇK-së, për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletëarreste:
1. Hajdin Abazi. i njohur me nofkën "LUMI" i lindur në Gjilan me 30.04.1959 "
2. Ekrem Avdija. me nofkë n ABUS AKEJ i lindur me 18.07.1971,në Mitrovice.
3. Alush Sokol Agushi i njohur si Magjupi. i lindur më 20.06.1959 në Drenoc të Klinës
4. Rasim Agushi. i lindur më 17 07 1962 në Drenoc të Klinës.
5. Nazmi Ajeti. i lindur më 22 04 1972 në Podujevë.
6. Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shipoc të Mitrovicës.
7. Abdullah Babalija, i lindur më 22 05 1967 në Gjakovë.
8. Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.
9. Idriz Balaj, i lindur më 08 08 1952 në Gllarevë te Klinës.
10. Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.
11. Sokol Bashota i lindur më 07 03 1966 në Klinë.
12. Bajram Bega i lindur më 08 04 1966 në Jezerc të Ferizajt.
13. Xhemajl Bejta i lindur më 17 02 1945 në Klinë të Mesme.
14. Avni Berisha"TARKAN"i lindur më 13 08 1974 në Konushec të Podujevës.
15. Rrustem Berisha, i lindur më 18 07 1955 në Krushevc të Klinës
16. Shefik Beqiri, i lindur më 13 08 1960 në Dardanë.
17. Lah Brahimaj"MAGJUPI" i lindur më 21 01 1970 në Jabllanicë të Gjakovës.
18. Ramë BUJA, i lindur më 05 12 1958 në Lipjan.
19. Shukri Buja,27 08 1966,Lipjan. Kryetar i Lipjanit. 
20. Jahë Salih Bushati, i lindur më 25 02 1972 në Gë rgoc të Gjakovës.
21. Jusuf Velija,i lindu më 26 07 1957 në Prishtinë.
22. Azem Veseli, i lindur më 08 03 1964 në Pejë.
23. Kadri Veseli i lindur më 31 05 1967 në Mitrovicë.
24. Rexhep Veseli i lindur më 06 08 1970 në Gjilan.
25. Sali Veseli, i lindur më 23 07 1953 në Smolicë te Gjakovës.
26. Skender Maksut Veseli, i lindur më 16 04 1971 në Gjilan.
27. Besim Vokshi, i lindur më 23 04 1955 në Gjakovë.
28. Latif Gashi, i lindur më 12 09 1961 në Podujevë.
29. Fahrudin Gashi i lindur më 08 12 1969 në Shtime.
30. Jetullah Geci, i lindur më 17 02 1954 në LLaushë të Skenderajt.
31. Sabit Geci, i lindur më 20 98 1958 në Llaushë të Skenderajit.
32. Gani Geci, i lindur më 20 01 1960 në LLaushë të Skenderajit. Deputet 
33. Adem Grabovci, i lindur më 09 04 1960 në Istog. ZV. Minsiter 
34. Jahir Demaku, i lindur më 06 06 1971 në Obrij të Skenderajt.
35. Milazim Derguti, i lindur më 08 10 1969 në Ferizaj.
36. Jetullah Dibrani, i lindur më 21 12 1953 në Mitrovicë.
37. Sokol Dobruna, i lindur më 22 03 1940 në Gjakovë.
38. Shaban Dragah, i lindur më 16 04 1958 në Skenderaj.
39. Florim Ejupi, i lindur më 15 06 1978 në Sekiraqë të Podujevës.
40. Agim ELSHANI, i lindur më 21 03 1963 në

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›