E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet bllokojne makinat ne piken 31


Dhjetëra makina janë bllokuar në vendkalimin kufitar 31 në veri prej bashkësisë së ekonomistëve serbë të Zubin Potokut.

Protestuesit serbë kanë përsëritur se në veri nuk janë të nevojshme doganat e Prishtinës.

Një ditë më parë dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten ne uren mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Ndërkohë edhe sekretari i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, në një intervistë ekskluzive për TCH paralajmëron kryeministrin kosovar Hashim Thaçi që të mos marrë më vendime siç ishte DoganatKosovë, kufiri me SerbinëRadikalët, llogari qeverisëVeriu, EULEX studion kthimin e doganierëve ai i 25 korrikut, pasi në rast se do të përsëritet një gjë e tillë, reagimi i serbëve do të jetë i njëjtë. Po ashtu, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës, Ivanovic i quan vegël të kryeministrit kosovar.

Veriu, EULEX studion kthimin e doganierëve

Misioni EULEX po shqyrton me institucionet e Kosovës mundësitë për rivendosjen e agjentëve doganorë në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i misionit evropian për rendin dhe ligjin, Nicolas Hauton.

“Bashkë me institucionet e Kosovës po punojmë për vendosjen e kontrollit normal doganor në dy pikat kufitare. Ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër”, ka deklaruar Hauton.

Deklaratën e tij zëdhënësi e bëri pas asaj të kryeministrit kosovar Hashim Thaci, se më 16 shtator do të fillojë zbatimi i marrëveshjes së vulave me Serbinë.

Kryeministri Thaci paralajmëroi gjithashtu se në pikat kufitare 1 dhe 31 do të vendosen agjentë dhe drejtues kosovarë.

Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore.

Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij deklaroi se, me këtë marrëveshje Serbia de jure ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga 16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe të gjithë do t’i nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen”, ka deklaruar Thaci.

Marrëveshja për vulat doganore mes Serbisë dhe Kosovës u arrit në raundin e bisedimeve të dy shtatorit, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Për t’u siguruar për arritjen e një marrëveshjeje, i dërguari i Catherine Ashton, Robert Cooper zhvilloi para kësaj date vizita në Beograd dhe Prishtinë.

Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri

I ashtuquajturi ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic bëri thirrje që serbët e veriut të tregojnë unitet, sepse sipas tij, ditë të vështira po vijnë dhe ata duhet të përballen me prova të mëdha.

Bogdanovic, bën të ditur Kosovapress, ka deklaruar se Prishtina po kërcënon seriozisht me dërgimin e doganierëve në pikat kufitare dhe marrjen e këtyre pikave nën kontroll të saj.

“Është i papranueshëm fakti se në këto momente ka njerëz të cilët mendojnë ‘sa më keq, aq më mirë’ dhe se po tentojnë të keqpërdorin pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë”, ka thënë Bogdanovic.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci, në Slloveni me ftesë të Pahor
Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Në veriun e egër
Kalimi i urës së Mitrovicës nga Jugu në Veri dhe anasjelltas, për ekipet televizive shqiptare pothuajse gjithnjë shkakton stres dhe frike. Imuniteti, Vetëvendosje i drejtohet gjykatës
Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë sot Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përgjigjen lidhur me imunitetin e deputetëve. Kosovë, Drevs mori detyrën në krye të KFOR
Gjenerali gjerman Erhard Drevs mori sot detyrën si komandanti i ri i trupave të KFOR-it, nga bashkëkombasi i tij, Erhard Byhler. Kosovë-Maqedoni, Thaci takon Xhaferin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmet kryesore

Vlorë, homazhe për gjyqtarin Konomi
Zyrtarë, qytetarë e miq nderojnë 33-vjecarin
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›