Serbet e Kosoves serish ne Beograd

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pritet të vizitojnë së shpejti Beogradin, ku do të takohen me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe zëvendësin e tij, Aleksandar Vuçiç.
Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “B92”, sipas të cilës takimi pritet të mbahet të enjten dhe në qendër të tij do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit mes Serbisë dhe Kosovës. Më herët gjatë muajit serbët e veriut të Kosovës kundërshtuan marrëveshjen e Brukselit të arritur ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Ata deklaruan se, qëndrimi i tyre nuk kishte ndryshuar as pas takimit që patën më Marrëveshja Kosovë-SerbiKrasniqi: Serbia, lojë të dyfishtë Kuvendi në pritje të planit të zbatimit Ashton mirëpret miratimin e planit 20 maj me zëvendëskryeministrin Vuçiç. Megjithatë, ata theksuan se ishin në pritje që të shihnin detajet e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit. Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Radenko Nedeljkoviç, i cili kishte qenë pjesëmarrës në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës me Vuçiç, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e marrëveshjes së Brukselit nuk kishte qenë farë temë e bisedës në këtë takim. Ndërkohë, simpatizantë të Partisë Radikale Serbe dogjën përpara selisë së Presidencës në Beograd flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës. “Ne jemi sot këtu që të njoftojmë se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, pavarësisht se tani ju po i manipuloni trurin qytetarëve të Serbisë”, tha nënkryetari i PRS-së, Nemanja Saroviç. / Top Channel