Serbet e Veriut rebelohen ndaj EULEX-it
Serbet e Leposavicit protestuan kunder vendosjes se nje antene nga EULEX-i ne piken kufitare te quajtur Porta 1. Misioni europian ka thene se nuk do te toleroje asnje akt dhune qofte kunder stafit qofte kunder pajisjeve te misionit.
Vendosja e nje antene nga EULEX-i ka nxitur nje proteste te serbeve te Veriut. Dhjetera serbe te Leposavicit jane mbledhur ne piken kufitare te Jarines per te kundershtuar vendosjen e antenes e cila u sherben nevojave te misionit europian. Keto pajisje jane vendosur ne njeren nga dy postat kufitare te cilat qene djegur nga grupe te protestuesve serbe pak dite pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Zyrtare te EULEX-it thane se ato kane te bejne me punen e ketij misioni dhe vendosja e tyre eshte bere ne pajtim me te gjitha palet perfshire edhe udheheqesit e bashkesive etnike lokale. Vendosja e ketyre mjeteve pason fillimin e zbatimit te nje plani te KFOR-it EULEX-it dhe Policise se Kosoves per shtimin e masave te sigurise ne Veri si pasoje e incidenteve te shpeshta qe kane ndodhur gjate javeve te fundit ne kete pjese te Kosoves. Autoritetet e sigurise thane se jane vendosur edhe pika kontrolli ne rrugen kryesore qe lidh Kosoven me Serbine ne kerkim te armeve te paligjshme. Keto veprime kane nxitur reagime te ndryshme. Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanovic u shpreh se forca paqeruajtese po perpiqet ti provokoje serbet qe te reagojne duke e bere pergjegjese NATO-n per sic thuhet lufte propagandistike. Prishtina nderkaq i ka mirepritur veprimet e forcave te sigurise.
Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha dje se institucionet e Kosoves mbeshtesin te gjitha perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit ne Veri. Neve na vjen mire ndoshta pak me vonese por vertet ka filluar nje perpjekje serioze qe ne cdo pjese te Kosoves te vendoset rendi dhe ligji qe qytetaret e Kosoves ne cdo pjese te saj te marrin frymemarrje me te lehte se sa e kane deri me tani konsiderojme se ky angazhim i ri te vazhdoje dhe te jape rezultate konkrete tha Krasniqi. Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe vazhdon te jete skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe i ndarjeve te thella etnike. Ceshtja e Veriut permendet si nje nga temat e mundshme dhe te bisedimeve te paralajmeruara ndermjet Kosoves dhe Serbise te mbikeqyrura nga Bashkimi Europian. Por fillimi i ketyre bisedimeve sipas zyrtareve ne Prishtine nuk mund te pritet para zgjedhjeve te parakohshme te paralajmeruara per fillimin e vitit qe po vjen. Nderkaq NATO beri te ditur se ka shperndare rreth 100 paqeruajtes ne Veri te Kosoves si reagim ndaj incidenteve te dhunshme qe kane perfshire kete pjese te vendit transmeton AP. Zedhenesi i forcave kapiteni Hans Wichter tha se paqeruajtesit po vendosin postblloqe ne rrugen kryesore qe lidh Kosoven me Serbine per te kerkuar armet. Rritja e masave te sigurise pasditen e se merkures vjen si pasoje e incidenteve te dhunshme ndermjet shqiptareve dhe pakices serbe.