E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet kunder Kosoves dhe BE-se

Pavaresisht se e konsiderojne si nje ceshtje me pak rendesi serbet shprehen ne shumice kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.

Keto jane nje pjese e rezultateve te nje sondazhi te bere publik se fundi ku gjithashtu per shume serbe Bashkimi Europian nuk shihet si gje e mire.

67 perqind e serbeve te anketuar mendojne se Serbia nuk duhet te pranoje ne asnje lloj menyre pavaresine e Kosoves. Nderkohe 44 perqind e te anketuarve shprehen pozitive per BE-ne ndersa pjesa tjeter eshte kunder BE-se.

Megjithate nese do te votohej ne nje referendum per integrimin ne Bashkimin Europian 63 perqind e serbeve do te votonin pro ketij vendimi ndersa pro anetaresimit ne NATO jane vetem 13 perqind.

Sondazhi i Gallup tregon se serbet kane veshtiresi ekonomike megjithese vetem 19 perqind e tyre jane shprehur se do te largoheshin menjehere dhe qe jane shprehur skeptike per zhvillimin ekonomik.

Nderkohe nje pjese e konsiderueshme e te pyeturve mendojne se ne rajon do te kete serish lufte brenda 5 viteve te ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›