E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët themelojnë “Kuvendin e Krahinës autonome të Kosovë e Metohisë”

Përfaqësues të serbëve të veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin ”Kuvend të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë”.

Kryetari iilegal i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Momçillo Gvozdiq, i ka thënë agjencisë Beta se vendimi është marrë nga Trupi Koordinues, i cili “përbëhet nga kryetarët e qeverive lokale, shefat e këshillave bashkiakë dhe përfaqësuesit e partive politike në veriun e Kosovës”.

”Në takim nuk kanë marrë pjesë kryetarët e komunave veriore, të cilët sot ndodhen në Beograd për bisedime me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Gvozdiq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›