E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 60-vjeçari ekzekuton 13 persona, më pas tenton vetëvrasjen

Gazeta Shqip

skene krimiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat afër Beogradit në Serbi. Mësohet se një 60-vjeçar, i identifikuar si Ljubisa B., ka qëlluar për vdekje 13 persona. Vrasjet kanë ndodhur në fshatin Velika Ivanca, 50 km në jug të kryeqytetit serb.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë 6 burra, 6 gra dhe një fëmijë 2-vjeçar. Motivet mbeten ende të paqarta. Mësohet se Ljubisa B. ka tentuar më pas të vrasë veten dhe gruan e tij, por të dy kanë mbetur të plagosur rëndë. Policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Fqinjët e kanë përshkruar 60-vjeçarin si një person të qetë që nuk ka krijuar kurrë probleme. Dyshohet se një nga viktimat, është djali i tij.

9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Serbi, 60-vjeçari ekzekuton 13 persona, më pas tenton vetëvrasjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›