Serbi, “Ndalohet burgimi”, burgjet të mbipopulluara
Beograd - Burgjet serbe tashmë janë të stërmbushura. Mediat e Beogradit kanë njoftuar se numri i të burgosurve në Serbi ka kaluar 10 mijë persona, ndërkohë që kapaciteti maksimal i burgjeve në këtë vend është vetëm 5 mijë. Situata ka vënë vendin përballë kritikave të ndërkombëtarëve. Këshilli i Evropës ka cilësuar si torturë dhe mungesë të të drejtave të njeriut mbipopullimin e burgjeve në këtë vend.